Turqit prodhuan kosin e parë para 8 mijë e 600 vjet

kosi2Sipas Zbulimeve të bëra në Qytetin Jenishehir rezulton se 8 mije e 600 vjet më parë ka rezultuar shenja vendbanimesh të cilat në ato kohë zgjasnin me periudha 500-600 vjet.

Sipas Zbulimeve të bëra në Qytetin Jenishehir rezulton se 8 mije e 600 vjet më parë ka rezultuar shenja vendbanimesh të cilat në ato kohë zgjasnin me periudha 500-600 vjet, sipas arkeologëve të institutit kërkimor të Holandës në bazë të kërkimeve në disa prej enëve të baltës ka rezultuar shenja të përpunimit të qumështit dhe të kosit.

Drejtori i institutit dhe kryetari i ekipit për gërmimet Doç. Dr. Gerritsen shprehet duke thënë se ”kjo është një gjë e çuditshme, në studimet të bëra këtu ka rezultuar se këtu prodhoheshin produkte qumështi, këtë e dimë nga poçerinat dhe enët e baltës, me shumë mundësi njerëzit këtu janë marrë me produktet e qumështit dhe deri tani këtu kanë dalë gjëra të papara ndonjëherë si sendet e tyre që përdornin në jetën e përditshme, lugë të bëra nga kockat enë dhe qeramika të ndryshme si dhe shtëpitë e tyre”.

Specialisti i Arkeometrisë Prof. Dr. Özbal shprehet se Konsumimi i qumështit ka filluar me zbutjen e kafshëve dhe duke i analizuar ato në ambientet laboratorike raporton se përpjekjet tona janë për të zbuluar vetitë kimike të atyre gjërave që ne zbulojmë.

Deri tani kemi zbuluar tre lloje të yndyrave, një të kafshëve ripërtypëse, një të kafshëve jo ripërtypëse dhe yndyra qumështi, dhe këto yndyra janë të dallueshme nga njëra tjetra.

Pas fazave të zbutjeve të kafshëve në Anadoll dhe shpërndarja e tyre në Evropë na ndihmon për të përcaktuar se çfarë rruge kanë ndjekur ata.

Ozbal gjithashtu thekson se në Universitetin Bogaziçi të Stambollit është përshtatur një laborator ku po studiohen veçanërisht enët që janë përdorur për zierje pasi bëhen përpjekje për të identifikuar dhe origjinën e mbetjeve organike.

“Ne tashmë e dimë se ata njerëz në mënyre natyrore pasi kanë mundur të sigurojnë qumështin e kanë përpunuar atë në kos dhe e kanë konsumuar atë”, deklaroi Ozbal.

Ozbal gjithashtu thekson se ”mund të them se për rajonin Marmara këto kërkime rezultojnë të jetë një nga më të vjetrit për përpunimin e kosit dhe për të përcaktuar se kur ka filluar jeta këtu kam marrë mostra nga të gjitha periudhat”.

Nga të dhënat e dala këtu në rrënojat Barçën po bëhen krahasimet edhe me zbulimet e tjera në Anadoll.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment