Turqia shton numrin e turbinave të erës

energji dielloreGjatë vitit të fundit Turqia e ka rritur me 35% fuqinë e instaluar në fuqinë elektrike që përfitohet nga turbinat e erës duke e çuar në 3 mijë e 581 megavat energjinë e siguruar nga ky burim. 

Gjatë vitit të fundit Turqia e ka rritur me 35% fuqinë e instaluar në fuqinë elektrike që përfitohet nga turbinat e erës duke e çuar në 3 mijë e 581 megavat energjinë e siguruar nga ky burim.

Turqia synon të rrisë përdorimin e burimeve vendore dhe të ripërtëritshme në energji dhe në këtë kuadër përshpejton punimet në prodhimin e energjisë elektrike nga era.

Në gjysmën e parë të këtij viti janë vënë në punë 47 centrale të energjisë së erës, të ndërtuar nga sektori publik dhe ai privat. Kështu 5% fuqisë totale të instaluar në vend për prodhimin e energjisë elektrike, që për momentin është në nivelin e 68 mijë megavateve, sigurohet nga turbinat e erës.

Në gushtin e vitit të kaluar fuqisë së instaluar në Turqi për prodhimin e energjisë elektrike nga era iu shtuan 27 megavat, kurse në muajin gusht të vitit 2014 kjo shifër është gjashtëfishuar dhe është realizuar në rreth 170 megavat.

Zona që ka më shumë centrale të prodhimit të energjisë elektrike nga turbinat e erës në Turqi është ajo e Egjeut.

Ndërsa po të shikojmë shpërndarjen e fuqisë së instaluar në energjinë e prodhuar nga turbinat e erës provinca e Balıkesir-it zë vend të parë. 

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment