Turqia shpëton 49 diplomatët e saj në duart e ISID

davitogluMe një deklaratë që bëri sot në mëngjes nga Bakuja, ku gjendej për një vizitë zyrtare, Kryeministri Davutollu ndau me publikun lajmin e mirë për shpëtimin e 49 shtetasve turq që për 100 ditë mbaheshin peng nga ISID-i në Mosull të Irakut.

Lajmin e shumëpritur nga e gjithë Turqia e dha Kryeministri Ahmet Davutollu.

Davutollu deklaroi se 49 pengjet në duart e ISID-it rreth orës 5 (me orën lokale) të mëngjesit të sotëm kanë mbërritur në provincën Shanllëurfa dhe gjendja shëndetësore e tyre është e mirë.

Kryeministri Davutollu në orët e para të mëngjesit doli para kamerave në Azerbajxhan, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, dhe tha se 49 shtetasit turq që mbaheshin peng për më shumë se 3 muaj si rezultat i përpjekjeve intensive herët në mëngjes janë marrë në dorëzim dhe janë sjellë në Turqi.

Kryeministri bëri të ditur se gjendja shëndetësore e personelit diplomatik që mbaheshin peng në Mosull të Irakut për momentin ndodhen në Shanllëurfa (Şanlıurfa) dhe se edhe ai vet do të nisej menjëherë nga Azerbajxhani për të shkuar pranë tyre.

Davutollu cilësoi se pengjet turke ishin shpëtuar si rezultat i operacionit të realizuar nga Shërbimi Informativ Kombëtar (MIT) sipas metodave të veta.

Davutollu ndërpreu vizitën zyrtare në Azerbajxhan dhe u kthye në atdhe. Davutollu sot do të merrte pjesë në ceremoninë e hedhjes së themeleve të gazsjellësit Korridori Jugor.

Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu në kohën kur diplomatët Turq në Mosul u morën peng ishte në detyrën e ministrit të jashtëm të Turqisë dhe njihet si një njeri që ka bërë përpjekje maksimale për shpëtimin e tyre.

Nga ana tjetër opozita e kritikoi ashpër Davutoglun në kohën që ai u bë kryeministër me pretendimin se nuk ka bërë asnjë gjë për shpëtimin e tyre.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment