Turqia rikthen në vend mijëra objekte arkeologjike të grabitura.

turqiaDrejtoria e pergjithshme e trashgëimise kulturore dhe e muzeut të Turqisë, konfirmoi se qeveria arriti gjatë këtyre viteve të rikthente mijëra vepra arkeologjike, të cilat ishin dërguar jashtë vendi. Burimet bëjnë me dije se Turqia arriti rikthimin e 4159 veprave arkeologjike gjatë 11 viteve nga disa vende të ndryshme të botes, midis tyre SHBA-ja, Anglia, Gjermania, Austria, Australia, Kroacia, Franca, Suedia, Bullgaria dhe Serbia.

Ministria e kultures dhe Turizmit mundi të rikthente 16 vepra nga SHBA-të, si dhe 30 vepra të tjera vitin e kaluar.

Midis pjesëve arkeologjike të cilat Turqia i riktheu në vend, ishte edhe një kopje e Kur’anit, e cila u vodh nga Muzeu Kasr Tuba, si dhe disa monedha të vjetra.

Përktheu: Behar Qosja

Submit a comment