Turqia përshpejton procesin integrues me BE

turqiaQeveria turke në mbledhjen e djeshme vendosi të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të vendit në BE.

Planin me tre faza që do të ndiqet në këtë proces e publikoi zv/kryeministri Bylent Arënç në deklarata që bëri për mediat pas mbledhjes së qeverisë, ku ndau me gazetarët detajet e çështjeve të trajtuara.

Arënç sqaroi se çështja kryesore që u trajtua në mbledhjen e kabinetit ishte procesi i anëtarësimit të plotë të vendit në Bashkimin Evropian.

“Ne nuk kemi hequr dorë nga objektivi ynë për të hyrë në Bashkimin Evropian”, theksoi Arënç, duke shtuar se qeveria është duke përgatitur një plan veprimi me tre faza.

I pari nga këta është një plan veprim që përfshin periudhën ,5 muaj që ka mbetur deri në fund të 2014-s, kemi një plan tjetër veprimi deri në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, dhe pastaj vjen plani afatgjatë i veprimit që do të vazhdojë deri në vitin 2019.

Zëdhënësi i qeverisë turke në konferencën e shtypit vlerësoi edhe kërcënimin e ISID-it, një zhvillim që ka ndryshuar agjendën botërore, ku tha se Turqia mundohet të veprojë në koordinim me shtetet mike dhe aleate.

Ndërsa lidhur me refugjatët sirianë në Turqi Bylent Arënç tha se dokumentet me të cilat janë pajisur nuk u japin kurrë atyre të drejtën e nënshtetësisë.

“Letërnjoftimi që u është dhënë këtyre personave nuk është në asnjë mënyrë një kartë identiteti e barasvlershme me atë që mbajnë shtetasit e Republikës së Turqisë”, sqaroi Arënç. 

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment