Turqia nuk njeh rezultatet e zgjedhjeve lokale në Krime

TurqiaMinistria e Punëve të Jashtme e Turqisë njoftoi se zgjedhjet lokale të mbajtura më 14 shtator në Republikën Autonome të Krimesë nuk kanë vlefshmëri për sa i përket Turqisë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme,Tanzhu Bilgiç në lidhje me qëndrimin e Turqisë për zgjedhjet lokale të Krimesë u përgjigj duke thënë se Turqia, nuk e njeh aneksimin e paligjshëm të Republikës Autonome të Krimesë, dhe se zgjedhjet e mbajtura më 14 shtator nuk kanë asnjë vlerë për shtetin turk.

Bilgiç vuri në dukje shqetësimin e thellë për presionet që ushtrohen ndaj Asamblesë Kombëtare të Tartarëve të Krimesë, ndërsa vijoi duke thënë se “i dënojmë ashpër dhe kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme të akteve të tilla që kanë për qëllim frikësimin e komunitetit tartarë që është populli autokton në Krime.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment