Turqia, megaksion kundër rrjetit të Fetullah Gylenit


Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481
2 minute read
Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481

“La Stampa”

Forcat turke të sigurisë, nisën mëngjesin e të martës operacionin më të madh, kundër rrjetit të klerikut Fetullah Gylen, i ashtuquajturi FETO, që nga koha e grushtit të dështuar të shtetit të 15 korrikut 2016.

Prokurorët kanë urdhëruar arrestimin e 1.112 njerëzve. Hetimi filloi me një përpjekje të dyshuar për të depërtuar në forcat e policisë, me bashkëpunëtorët e FETO, që u përpoqën të manipulonin testin e përzgjedhjes, me qëllim futjen në polici të ndjekësve të padyshueshëm.

Ministri i Brendshëm, Sulejman Sojlu, shpjegoi se operacioni do të kryhet kundër të gjithë mbështetësve të Gylenit:”Djalli nuk do të jetë në gjendje të na mashtrojë, siç ka bërë në të kaluarën – u shpreh ai –“Do të mbarrojmë punë me ta një herë e përgjithmonë!”.

Ankaraja e ka akuzuar imamin, i cili që nga viti 1999 jeton në Pensilvani të SHBA-së, pasi më herët ka qëne një aleat i presidentit aktual Rexhep Taip Erdogan, se kishte infiltruar njerëzit e vet në rradhët e policisë, ushtrisë, mediave, universitete dhe sistemin gjyqësor, për të kryer grushtin e shtetit të vitit 2016, kur një një pjesë e forcave të sigurisë u kthye kundër qeverisë.

Për disa ditë, humbën jetën mbi 250 persona. Hetimet u përqëndruan kryesisht, tek pranimet në rradhët e forcave të policisë në vitin 2010.Dhe ato çuan në identifikimin e mijëra besnikëve të Imam Gylenit.

Ndjekësit e tij, kishin marrë paraprakisht përgjigjet e testimit të pranimit. 124 vetë u arrestuan këtë mëngjes, por aksioni vazhdon në 76 provinca të vendit, edhe pse pjesa më e madhe e operacionit është e përqendruar në Ankara.

Qeveria, pranon se ende nuk e ka shkatërruar plotësisht rrjetin gylenist, pavarësisht mbi 50 mijë arrestimeve, dhe 140 mijë pushimeve nga puna në administratën publike, nga viti 2016 deri më sot.

Por operacioni ka edhe implikime ndërkombëtare. Deri më sot, Shtetet e Bashkuara nuk kanë pranuar të ekstradojnë Gylenin, dhe në fakt nuk e njohin FETO-n si një “organizatë terroriste”. Mosmarrëveshjet mbi këtë çështje, u shtohen atyre mbi kurdët.

Uashingtoni mbështet forcat demokratike siriane, YPG, ndërsa Ankaraja e konsideron atë një organizatë tjetër terroriste. Erdogan ka përsëritur se do t’i dëbojë kurdët nga qyteti i Manbixh, një objektiv strategjik në veri të Sirisë.

Përktheu:Alket Goce

Submit a comment