Turqia, lider në donacionet ndërkombëtare për vitin 2013

tikaTurqia ka ndarë në total një shumë prej 4 miliardë e 347 milionë dollarë amerikan ndihma për 120 vende të botës.

Republika e Turqisë në vitin 2013, përmes institucioneve zyrtare dhe organizatave joqeveritare për zhvillim dhe programe humanitare të saj në botë ka ndarë 4 miliardë e 347 milionë dollarë ndihma, që në krahasim me të ardhurat kombëtare bruto, kjo shifër paraqet sasinë më të madhe nga të gjitha vendet e botës.

Agjencia Turke Ndërkombëtare për Koordinim dhe Bashkëpunim (TIKA) ka publikuar një raport për mbështetjen e Turqisë për zhvillim në vende të ndryshme të botës për vitin 2013, i cili thotë se mjetet e sektorit publik dhe privat kanë ndarë gjatë këtij viti në total 4 miliiardë e 347 milionë dollarë amerikan ndihma humanitare.

tika 2Sipas raportit të Komitetit për Bashkëpunim për Zhvillim (DAC) të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), shpenzimet e Turqisë në projektet e ndihmës për zhvillim në vitin 2013 renditeshin në vendin e katërt në shumën e fondeve të akorduara, pas Shteteve të Bashkuara, institucioneve të Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa për herë të parë fondet e akorduara në krahasim me të ardhurat kombëtare bruto të saj, arritën në raportin 0,21 për qind. 

tika 3Shtrirja gjeografike e ndihmave të Republikës së Turqisë, që ishin paraparë në projektet e zhvillimit në 2013, ishte e shpërndarë në këtë mënyrë 55,9 për qind e fondeve të investuara në mbështetje të projekteve në Lindjen e Mesme, 24,7 për qind në Afrikë, 15,3 për qind në Azinë jugore dhe qendrore dhe 3,1 për qind në Evropën Lindore dhe projektet në Ballkan.

Republika e Turqisë dorën e miqësisë në 2013 e shtriu në 120 vende të botës, duke filluar që nga Afganistani e duke vazhduar me Jemenin dhe deri në Filipine. 

– Pjesa më e madhe e ndihmave janë dhënë në Siri, Egjipt dhe Kirgistan

Shumica e ndihmave turke janë dhënë për Sirinë, Egjiptin dhe Kirgistanin, ndërsa në dhjet vendet e para, sipas ndihmave turke në vitin 2013 janë Somalia, Afganistani, Palestina, Kazakistani, Tunizia dhe Azerbajxhani.

Nga ana tjetër OJQ-të turke ndihmat e tyre i kanë rezervuar për projektet në Siri, Somali dhe Niger. 

Në raportin e TIKA-s për 2013, thuhet se lista e pesë vendeve që kanë akorduar fonde për ndihmë ndërkombëtare janë Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Japonia dhe Gjermania.

Submit a comment