Turqia kërkon statusin “Vend Këshilltar” në Antarktidë

turqiPër të pasur të drejtën e fjalës në qeverisjen e Antarktidës, që nuk është nën sovranitetin e asnjë shteti, Turqia do të ngrejë një stacion për kërkime shkencore në këtë kontinent, si kusht për të fituar statusin “Vend Këshilltar”.

Në arsyetimin e projektligjit mbi këtë çështje, që i është paraqitur për shqyrtim Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, theksohet se “Kontinenti i Antarktidës është një rajon i vlerësuar si i pasur me rezerva minerare, ku realizohet hulumtime të rëndësishme në fusha si oqeanografia, ndryshimi i klimës dhe ndikimet e saj mbi gjallesat dhe nivelin e detit, peshkimi, gjeologjia, mjekësia dhe astronomia”.

Submit a comment