Turqia do të vazhdojë të përkrahë Kosovën

turqiaTurqia do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në çdo sferë, duke mos përjashtuar edhe Ministrinë e Mjedisit dhe kjo përkrahje do të rritet në të ardhmen.
Kështu tha Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan, pas takimit që zhvilloi me ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Aganin.
Ambasadorja Ozan uroi ministrin Agani për postin e ri dhe ofroi ndihmën e Turqisë edhe në projektet që kanë të bëjnë me ruajtjen e mjedisit.
Ministri Ferid Agani falënderoi ambasadoren Sonul Ozan për mbështetjen e vazhdueshme që shteti turk i ka dhënë Kosovës, ndërsa u zotua se bashkëpunimi i ndërsjellë do të thellohet edhe më shumë.

Submit a comment