Turqia do të mirëpres lideret e Vëllazerisë që po dëbohen nga Katari

turqia 2Turqia do të mirëpres figurat e larta të Vëllazërisë Myslimane të Egjiptit, pasi që atyre u është kërkuar të largohen nga Katari. Shumë lider të lartë të Vëllazërisë janë dëbuar nga Katari nën presionet nga shtetet e tjera të Gjirit.

Lajmin për mikrpritjen e liderëve të Vëllazërisë e njoftuan mediat turke, të cilat e kanë cituar presidentin Rexhep Tajip Erdogan.

Erdogan u tha gazetarëve se Turqia do të shqyrtojë rast pas rast çdo kërkesë për strehim në Turqi.

Katari dhe Turqia ishin të vetmet vende rajonale që mbështetën Vëllazërinë pasi ushtria e Egjiptit përmbysi presidentin e zgjedhur Muhamed Mursi në vitin e kaluar.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe shtetet e tjera të Gjirit arab, në të kundërt, kanë “shpërblyer” sundimtarët ushtarak të Egjipti me miliarda dollarë. Ata e shohin Vëllazërinë Myslimane si një kërcënim ekzistencial ndaj monarkive të tyre.

Egjipti e ka deklaruar Vëllazërisë si një lëvizje terroriste, ndërsa Vëllazëria vazhdon të mbetet një grup paqësor, dhe lëvizja më e organizuar islame.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment