Turqia do të importojë gaz nga Katari

presidenti erdPresidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan i shoqëruar nga Ministri i Energjetikës Taner Jëlldëz do të firmosë një marrëveshje gjatë vizitës në Katar për blerjen e 1.2 miliardë metër kub gaz natyror.

Erdoan pas zgjedhjes si President i vendit pas Republikës Turke ktë Qipros së Veriut dhe Azerbajxhanit ndodhet për një vizitë zyrtare në Katar.

I shoqëruar nga Ministri i Energjetikës Taner Jëlldëz ata do të diskutojnë rreth temave ditore ku përfshihet edhe lufta kundër ISID si dhe do të nënshkruajnë disa marrëveshje për bashkëpunim në fushën e energjetikës.

Sipas informacioneve të marra nga Ministria turke e Energjetikës në këtë vizitë zyrtare do të nënshkruhet edhe një marrëveshje për blerje të gazit natyror.

Sipas të dhënave theksohet se në sezonin e dimrit të 2014-2015 Turqia do të importojë nga Katari 1.2 miliardë metër kub gaz natyror. Për Turqinë, e cila konsumon rreth 45 miliardë metër kub gaz në vit kjo shifër mbase është e ulët, por analistët thonë që ky është një hap i rëndësishëm për gjetjen e alternativave të tjera për sa i përket furnizimit të popullatës me gaz natyror.

Katari është eksportuesi më i madh në botë gazit natyror të lëngshëm dhe ka një rezervë prej 885 trilion metër kub.

Na Ndiqni ne FB Bannerv

Submit a comment