Turqia aktor global në G-20

urqiaTurqia ka arritur në një pozicion tërheqës dhe të famshëm për të përcaktuar axhendën botërore.

Forumi Ekonomik Botëror i cili mbledh çdo vit në Davos të Zvicrës liderët botëror në një samit të përbashkët ekonomik, këtë radhë do të mblidhet më 28-29 shtator në Stamboll.

Drejtori Evropian i Forumit Ekonomik Botëror (WEF), Nicholas Davis, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve theksoi se tashmë Turqia ka arritur në një pozicion tërheqës dhe të famshëm për të përcaktuar agjendën botërore dhe rajonale.

Sipas tij, Turqia këtë e ka arritur falë zhvillimeve ekonomike përgjatë 10-12 viteve të fundit. Në këtë kuptim, Turqia në këto 12 vite të fundit është transformuar në ekonomi.

Turqia nga rritja ekonomike aktualisht është vendi i 16-ti në botë dhe në Evropë e 6-ta në fushën e financave publike dhe rritjen rajonale. Nicholas Davis gjithashtu vuri në dukje se Turqia ka një kredibilitet të shquar.

Davis duke u ndalur në sfidat me të cilat përballet ekonomia e vendit theksoi: “Turqia ka disa vështirësi, duhet të reduktojë vartësinë e saj në rrjedhat e kapitalit, duhet të përmirësoj pozitën në konkurrencën globale dhe të rregulloj mosfunksionimin e tregut të punësimit”.

Për shkak të rritjes së rolit të Turqisë në shkallë globale ai njoftoi se “Forumi Ekonomik Botëror do të mbajë mbledhjen e radhës në fund të këtij muaji në Stamboll, ku prej viteve të 90-ta e këtej kemi bërë takime të nivelit të lartë. Më i suksesshmi i këtyre takimeve ka qenë ai ndër-rajonal në vitin 2012 dhe është një privilegj për ne që do të bëjmë një mbledhje speciale përsëri në Stamboll, i cili është qendra ekonomike dhe kulturore mes rajoneve gjeografike si Evropë, Azia dhe Lindje e Mesme”.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment