Turqi, lejohet shamia në shkollat e mesme

shamia shkollaZv. Kryeministri Turk Bulent Arinç njoftoi vendimin historik për të hequr ndalimin e shamisë për nxënëset e shkollave të mesme.

Arinç, njekohësisht edhe zëdhënës për Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), tha se një rregull që ishte në kodin e veshjes, ku thuhej se nxënësit duhet të ndiqnin mësimin pa kapelë apo shami, tani ishte hequr.

Ministri turk theksoi se studentet tani mund të vazhdojnë arsimimin e tyre me shami, duke shtuar se vendimi do të aplikohet brenda dy ditëve të ardhshme.

Qeveria e Partisë AK gjithashtu ka hequr një ndalim të ngjashëm mbi shamitë në universitete në fillim të vitit 2011, dhe në institucionet shtetërore dhe parlament në fund të vitit 2013.

Ndalimi daton gati 90 vjet më parë, si pjesë e republikës laike turke të krijuar nga themeluesi Mustafa Kemal Ataturk në vitin 1923.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment