Turqi – Fillon përdorimi i Sistemit të Informimit të Vizave Schengen

turqiSistemi i Informimit të Vizave (VIS), një sistem që vazhdon të instalohet gradualisht në të gjithë botën duke filluar që nga viti 2011 e këtej, ka nisur të zbatohet edhe në Turqi.

Në përputhje me sistemin pranë shërbimeve konsullore të shteteve që janë pjesë e zonës Schengen kanë nisur punimet për të arkivuar shenjat e gishtërinjve të aplikuesve.

Nga kjo praktikë janë të përjashtuar fëmijët nën moshën 12 vjeç, personat me aftësi të kufizuara, për të cilët është e vështirë marrja e shenjave të gishtërinjve dhe personat që janë anëtarë të delegacioneve zyrtare dhe të ftuar nga vendet e zonës Schengen.

Shenjat e gishtërinjve do të jetë të vlefshme për një periudhë 5-vjeçare.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment