Turqi – Arrin në 100 mijë numri i sirianëve të ardhur

femijeShefi në Kryeministri për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave Fuat Oktaj tha se, numri i sirianëve që kanë ardhur në Turqi ditët e fundit deri më sot ka arritur në 100 mijë.

Sirianë të shumtë nga Tel Abjad të Rakkas, të cilët kanë ikur nga konflikti mes PUD dhe organizatës ISID, janë vendosur në kampin e ngritur nga Emergjencat civile.

Shefi në Kryeministri për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave Fuat Oktaj tha se, numri i sirianëve në Turqi, që nga sot, ka arritur në 100 mijë.

Sirianë të shumtë nga Tel Abjad të Rakkas të cilët kanë ikur nga konflikti mes Partisë Uniteti Demokratik dhe organizatës ISID kanë hyrë në fshatin Suruç të Turqisë dhe janë vendosur në kampin e ngritur nga Emergjencat civile (AFAD).

Shefi i AFAD Oktaj po vëzhgon nga afër procesin e numërimit dhe ekzaminimet mjekësore ndaj Sirianëve që kanë kaluar kufirin duke u takuar me familjet dhe duke dëgjuar vështirësitë e tyre, u shpreh se do ti ndihmojë ata.

Fuat Oktaj në deklaratën për gazetarin e agjencisë AA tha se rritja e konflikteve në rajon gjithashtu ka shkaktuar edhe rritjen e një drame njerëzore.

Oktaj thekson se AFAD është prezent këtu në emër të shtetit dhe të popullit dhe se jemi këtu për të minimizuar këtë dramë njerëzore me të gjithë forcën tonë, i nderuari zëvëndëskryeministër dje njoftoi se numri i refugjatëve sirianë ishte 65 mijë dhe që nga sot ky numër ka arritur në 100 mijë dhe gjithashtu është duke vazhduar pranimi i tyre.

Oktaj tha se është duke punuar me zell ditë e natë për minimizimin e kësaj drame njerëzore. Gjithashtu njoftoi se vazhdojnë pranimet në qendrën e ngritur në Jumurtallëk.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment