Tunizi: Sibsi kryeson me 54,5 % zgjedhjet presidenciale

zgjedhjeSipas rezultateve jozyrtare lideri i partisë “Thirrje për Tunizinë”, El Baji Kaid es-Sibsi ka fituar 55 për qind të votave, ndërsa presidenti aktual i Tunizisë, Muhammed el-Munsif el-Merzuki 45,5 për qind.

Mbrëmë, pas mbylljes së qendrave të votimit, partia e Sibsit shpalli fitoren në zgjedhje, ku më pas në selinë e partisë “Thirrje për Tunizinë”, simpatizantët filluan festimet.

Në të kaluarën Sibsi ka qenë ministër i punëve të jashtme dhe të brendshme të Tunizisë.

Sibsi shumicën e votave i merr nga liberalët që jetojnë në qytete, kurse Merzukin më shumë e mbështesin masat konservatore të zonave rurale.

Ndërsa partia konservatore En-Nahda nuk kishte paraqitur kandidatë në këtë garë presidenciale, por disa anëtarë të kësaj partie kishin deklaruar se do të mbështesnin Merzukin.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Tunizi është mbajtur më 23 nëntor. Sibsi atëherë fitoi 39,4% të votave, ndërsa Merzuki 33,4 për qind.

Këto janë zgjedhjet e para në Tunizi pas rënies së regjimit të Ben Aliut.

Submit a comment