Trump shpall gjendjen e emergjencës kombëtare në jug, për të financuar ndërtimin e murit me Meksikën


Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481
2 minute read
Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481

Presidenti amerikan Donald Trump, nënshkroi sot një projekt-ligj kompromisi, për të parandaluar një mbyllje të re të qeverisë, u shpreh sot sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders. Reagim i saj, pasoi njoftimin e presidentit se do të shpallë një emergjencë kombëtare, në mënyrë që të sigurojë fonde për të ndërtuar një mur në kufirin jugor, që mendohet të ketë një kosto prej 8 miliardë dollarësh.

Shtëpia e Bardhë, publikoi më pas ​​tekstin e plotë të shpalljes së emergjencës kombëtare. Në të ndër të tjera thuhet:”Situata aktuale në kufirin jugor, ka degradruar në një krizë humanitare, që kërcënon interesat thelbësorë të sigurisë kombëtare, dhe përbën një emergjencë kombëtare. Kufiri jugor, është një pikë e rëndësishme e hyrjes për kriminelët, dhe trafikun e drogës.

Vitet e fundit, ka pasur edhe një rritje të ndjeshme të numrit të njerëzve familjarë, që hyjnë apo tentojnë hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Për shkak të rëndësisë së situatës aktuale emergjente, është e domosdoshme që Forcat e Armatosura të sigurojnë mbështetje shtesë, për të adresuar këtë krizë”.

Udhëheqësi i shumicës republikane në Senat, Miç Mekonel, tha se shpallja e emergjëncës kombëtare nga presidentit Trump, është një reagim “i parashikueshëm, dhe i kuptueshëm” ndaj bllokadës që kishin krijuar demokratët.

“Vendimi i presidentit Trump për të shpallur emergjencën në jug, është pasoja e parashikueshme dhe e kuptueshme e vendimit të demokratëve, për të vënë pengesat partiake përpara interesit kombëtar. Unë i bëj thirrje kolegëve të mi demokratë të bëhen seriozë, të lënë mënjanë politikën dhe të punojnë me presidentin dhe ekspertët tanë të sigurisë, për të garantuar fondet e nevojshme për të siguruar kufijtë tanë”- tha Miçëll.

Përktheu:Alket Goce

Submit a comment