Trump planifikon të tërheqë mijëra trupa nga Afganistani. Jep dorëheqje Sekretari amerikan i Mbrojtjes

Administrata e Presidentit Donald Trump, planifikon të tërheqë mijëra trupa nga Afganistani, thonë mediat amerikane.

Duke cituar zyrtarë anonimë, mediat shkruajnë se rreth 7 mijë trupa, afërsisht gjysma e pranisë ushtarake të mbetur në SHBA, mund të kthehen në shtëpi brenda disa muajve.

 Një lajm i tillë vjen një ditë pasi Presidenti njoftoi për tërheqjen ushtarake të SHBA-ve nga Siria.

Sekretari i Mbrojtjes në SHBA, James Mattis ka dhënë dorëheqje, dhe po konsiderohet si personi i fundit i zyrtarëve të lartë amerikane që e kanë bërë një gjë të tillë në administratën e Donald Trump, raporton CNN.

Njoftimi për dorëheqjen e tij ka ndodhur një ditë pas paralajmërimit të presidentit amerikan Donald Trump, do të tërheq trupat amerikane nga Siria, vendim ky që gjenerali Mattis e ka kundërshtuar, transmeton Telegrafi.

Në letrën e dorëheqjes, gjenerali Mattis kundërshtonte ndryshimin e politikave të presidentit Trump. Në letër thuhet se pasi që presidenti ka të drejtë të caktojë dikë “pikëpamjet e të cilit janë më të harmonizuara me të tij”.

Gjenerali Mattis, 68-vjeç, do të largohet nga posti në shkurt të vitit të ardhshëm. Ndërkaq në anën tjetër Trump nuk e ka emëruar pasardhësin e Mattis, por pranoi se së shpejti do ta bëjë një gjë të tillë.

Anëtarët e Kongresit nga të dyja partitë kanë reaguar ashpër pas lajmit për dorëheqjen e Mattis. Udhëheqësi i shumicës së Senatit, Mitch McCnonnell nga Partia Republikane e Trump, ka deklaruar se ishte i “shqetësuar” kur dëgjoi për dorëheqjen, pasi ishte raportuar se kishte pasur “dallime në qëndrime” mes gjeneralit Mattis dhe presidentit Trump.

“Sepse ju keni të drejtë të keni një Sekretar Shteti, pikëpamjet e të cilit të jenë më të përputhura me tuajat, për këto dhe çështje të tjera, besoj se do të ishte më mirë për mua të tërhiqem nga posti që mbaj”, thuhet në letrën dërguar presidentit Trump.

Submit a comment