Tregëtarët protestë në Vlorë, improvizojnë treg para bashkisë

protestaDhjetëra tregtarë te tregut të shumicës së fruta-perimeve në Vlorë, protestuan përpara bashkisë për rrugën e keqe dhe kushtet ku detyrohen të rrinë çdo ditë.

Në mënyrë simbolike ata nxorën produktet nga kamionet e parkuar para bashkisë, duke improvizuar një treg.

Sipas tyre, rruga “Ibrahim Kushta” në lagjen “Kushtrimi”, segment që duhet të funksiononte edhe për petroliferën ka thuajse 3 vjet që është bërë i pakalueshëm.

Dëmi ekonomik është i rëndë, madje tregtarët nuk fusin dot mjetet e tyre në treg, pasi e kanë tejet të vështirë.

“Ne jemi taksapagues të rregullt dhe shteti nuk po na ndihmon. Ne jemi ankuar disa herë, por nuk kemi gjetur zgjidhje dhe grevën do ta përshkallëzojmë nëse kërkesat tona për shtrimin e rrugës nuk meret parasysh”, shprehen tregtarët e Vlorës.

Protestës së tregtarëve iu bashkuan dhe banorë të lagjes “Kushtrimi”, ku qindra familje detyrohen t’i çojnë fëmijët përmes një rruge, të kalueshme vetëm me çizme.

Submit a comment