Transformohet selia blu, zyra edhe për 3 ish-kryetarët e partisë

SELIA PDKjo ishte Parti Demokratike para disa muajsh. Sot ajo ka një pamje krejt tjetër.

Këto janë ndërhyrjet e fundit nga grupi i ustallarëvë, me qëllim që fundshtatori, këtë forcë politike ta gjej të rinovuar jo vetem nga ana e strukturave organizative por dhe dhe godinën e saj.

Ish godina që ka shërbyer për shumë vite si Shtëpia Qendrore e Ushtrisë, tashmë është transformuar në një seli moderne politike.

Burime nga selia blu, bëjnë të ditur se krahas grupit parlamentar, sekretarëve, këshilltarëve të grupit, forumit rinorë dhe gazetës zyrtare, zyra të vecanta do të këtë dhe për 3 ish-kryetarët, Sali berisha, Eduart Selami, dhe Tritan Shehi, ku për ta është rezervuar kati i tretë i godinës.

Selia e Partisë Demokratikë është trasformar tërësisht si jashta dhe brenda. Në katin e parë tashmë janë bërë gati dhe presin vetëm mobiljet e reja, zyrat për adminsitratën e selisë blu, ku në një pjesë të tyre do të vendosen sekretarët, gjithmonë nëqoftëse statuti i PD nuk sjell ndryshime në këtë strukturë. Gjithashtu parashikohet të vendoset organi zyrtar i partisë “Rilindja Demokratike”, si dhe sektorët e financës dhe protokollit.

Ndërkohë në katin e dytë do të vendoset lidershipi i partisë. Zyra e kryetarit Lulzim Basha, do të vijojë të jetë në katin e dytë por do të shvendoset me pamje nga hyrja kryesore.   Krahas saj do të jenë të vendosura dhe zyrat e nënkryetarëvë, sekretarit të përgjithshëm por dhe këshilltarëve të grupit parlamentar.

Gjithashtu sapo ngjit shkallët, përballë është salla me e madhe e selisë e cila shërben për mbledhjet e grupit, ku dhe kjo i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë, e cila tashmë nuk do te jete si deri tani, me nje tavolinë të rrumbullakët, por është parashikuar krijimi i një ambienti në formë auditori, ku në krye do të jetë një tavolinë me 3 vende dhe përballë do të vendosen karriget per deputetëtve.

Ajo çka është risi, dhe ka marrë shum investime, është dhe krijimi i kushteve në mënyrë që deputete të përdorin laptopë apo ipad-ët gjatë mbledhjeve të grupit. Po në kat të dytë do të jetë zyra e marrdhenieve me median, por dhe një ambient që do të funksionojë për konferenca për mediat.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment