Transferimet e studentëve në shtet

nikollsStudentët që janë nga universitetet publike nuk transferohen të gjithë në shtet. Ministria e Arismit, edhe pse u zotua se të gjithë studentët nuk do të dilnin jashtë sistemit arsimor, e ka të pamundur të mbaj këtë premtim, të paktën për universitetet publike.

Studentët jashtë kamerave thonë se janë pezulluar të gjithë rregjistrimet deri në një udhëzim të dytë të Ministrisë së Arsimit.

Burimet zyrtare të këtij institucioni, thanë se është ngritur një komision që do të merret me vertetime të krediteve, koutave dhe kritereve të pranimit.

Po ashtu do të dal një udhëzim i ri i Ministrisë, në të cilën do të udhëzohen të gjitha universitetet për transferimin e ktyre studentëve dhe kriteret.

Po më heret Ministria e Arsimit Lindita Nikolla, tha se këta studentë që vijnë nga universitetet e mbyllura, do të paguajnë një tarifë  më të lartë studimi, se studentët e tjerë që studiojnë në universitet publike, për arsye se do të shtohet stafi i ri dhe do të vihen në dispozicion infrastrukura.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment