Trajneri i Serbisë “ndez” sfidën: Shqipëria, e fundit në grup

hoTrajneri i kombëtares serbe të futbollit, Dick Advocaat ka pohuar në një deklaratë para nisjes së ndeshjeve  eleminatore për Kampionatin Europian “France 2016” tekniku holandez është shprehur se nuk e llogarit Shqipërinë me ekipeve pretendente për të synuar finalet e kompeticionit në fjalë.

“Hierarkia në grup është e qartë. Kryeson Portugalia, jemi ne dhe më pas Danimarka me Armeninë. Për mua Shqipëria e fundit”, është shprehur tekniku holandez.

Deklarata e trajnerit të Kombëtares serbe pritet ta ndezë më shumë rivalitetin e ndeshjes që i tejkalon kufijtë e futbollit.

Kombëtarja kuqezi ndeshjen e parë Eleminatore e luan përballë Portugalisë, e programuar për tu zhvilluar më datë 7 shtator në Aveiro, ndërsa ndeshja kundër Serbisë do të luhet më datë më 14 tetor. http://sport.albeu.com/kombetarja/trajneri-i-serbise-ndez-sfiden-shqiperia-e-fundit-ne-grup/168373/

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment