Totozani: Kushtet e spitalit Psikiatrik në Vlorë të papërshtatshme

toAvokati i Popullit Igli Totozani ka zhvilluar një vizitë blic, të paparalajmëruar në spitalin psikiatrik të Vlorës. Inspektimi ka qenë i përqendruar kryesisht në kushtet ku jetojnë të sëmurët dhe aspekte të tjera problematike nga ky spital.

Pas vizitës,Totozani, e ka vlerësuar situatën vërtet problematike, duke nisur që nga kushtet e papërshtatshme ku jetojnë të sëmurët, mënyra si trajtohen, edhe duke u lidhur.

Megjithatë Avokati i Popullit tha se shpesh trajtimi ka të bëjë dhe me sigurinë e pacientit, ndonëse po hetohet nëse ka pasur raste dhune apo jo, dhe për këtë, dy ekspertë të Avokatit të Popullit do të vijnë të monitorojnë ditët normale në spitalin psikiatrik.

Totozani shprehet se gjendja e spitalit duhet riparë pasi kushtet janë shumë të këqia dhe nuk ka as siguri për mjekët. Ndërsa vëzhgimi i spitaleve do të vazhdojë edhe në rrethe të tjera.

Rreth një muaj më parë nga spitali psikiatrik i Vlorës u shkarkua drejtori Gjergji Harizaj, i cili është zëvendësuar me një mjeke të komanduar.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment