Torturuesit e sirianëve, po nisin të përballen me drejtësinë në Evropë


Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481
5 minute read
Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481

“Der Spiegel International”

Ishte një djalë i ri, vetëm 14 vjeç. Çdo mëngjes, gardiani përgjegjës do ta dërgonte tek torturuesit. Një mëngjes, djali kërkoi mëshirë. “Përndryshe, do të vdes”- tha ai. Gardiani u përgjigj:”Ti do të shkosh, ose unë do të përdhunoj nënën tënde”.

Të nesërmen, gardiani e pyeti sërish djalin:”A je gati?”. Djali iu lut dhe qau. “A po që unë të…nënën?”- pyeti gardiani. Në ato kushte, ai e mori sërish adoleshentin për ta torturuar. Kjo është dëshmia e Shadi Hadri, një ish i burgosur nga Siria, emri i të cilit është ndryshuar për të mbrojtur identitetin e tij.

Ai thotë se nuk do t’i harrojë kurrë ato skena. Ai s’do ta harrojë atë që ai pretendon se i shkaktoi hetuesi i degës së Drejtorisë së Përgjithshme të Inteligjencës Siriane. Ai e rrahu me shkop gome dhe me kabllo elektrike. Hadri i tha “Der Spiegel” në një intervistë telefonike, se kaloi 5 muaj e gjysmë në qelitë e Degës 251. Ai tha se u arrestua në vitin 2012, pasi ndihmoi protestuesit, dhe u dha ujë njerëzve në bastionet e opozitës pranë Damaskut. Hadri tha se pas lirimit erdhi në Evropë.

Dhjetëra mijëra njerëz, kanë pasur përvoja të ngjashme në burgjet e Drejtorisë së Përgjithshme të Inteligjencës (GID), dhe në ato të milicive dhe ushtrisë. Këto akte, vazhdojnë të ndodhin edhe sot. Organizatat e të drejtave të njeriut dhe politikanët, janë njohur me to për një kohë të gjatë, por deri të martën e kaluar, pak ishte bërë në këtë drejtim.

Kjo deri kur prokurori publik gjerman, Peter Frank, urdhëroi arrestimin e dy burrave, që dyshohet se janë përgjegjës për vuajtjet e Hadrit dhe mijëra të tjerëve. Zyrtarët vendosën në paraburgim në Berlin Anvar R., 56 vjeç. Ai është ish-udhëheqësi i një njësie hetimore në degën 251.

Autoritetet arrestuan gjithashtu Ejad A., 42 vjeç, në landin perëndimor Rheinland-Pfalz, i cili drejtonte një njësi brenda drejtorisë, detyra e së cilës ishte identifikimi dhe arrestimi i dezertorëve, protestuesve dhe të tjerëve të dyshuar gjatë kontrolleve.

Që të dy, janë duke u mbajtur në paraburgim me dyshimet për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit. Në Francë, zyrtarët arrestuan një burrë tjetër, i cili dyshohet se ka torturuar shumë njerëz për llogari të Asadit.

Arrestimet ngrenë mundësinë, që krimet e regjimit sirian, do të nisin shumë shpejt të ndiqen penalisht nga gjykatat evropiane. Vetëm prokuroria federale gjermane po heton dhjetëra raste të dyshuarish, dhe ka shpallur në kërkim ndërkombëtar Xhamil Hasan, kreun e Drejtorisë së Inteligjencës të Forcave Ajrore të Sirisë.

Të arrestuarit Anvar R. dhe Ejad A. mund të vendosen shumë shpejt në bankën e të akuzuarve. Hetuesit me Prokurorinë Federale, kanë përpiluar tashmë dosjet, me qindra faqe dëshmi nga viktimat e torturave.

Një aspekt problematik i punës së prokurorëve, është se ata kanë qasje vetëm tek njerëzit si Ejad A. dhe Anvar R., që i kanë kthyer tashmë shpinën regjimit sirian. Ky i fundit, është një aparat terrorist, nga i cili nuk vuan vetëm populli sirian.

Disa qytetarë të vendeve perëndimore, kanë qenë ose janë ende të burgosur në burgjet e Asadit. Dhe duke pasur parasysh faktin që zyrtarët gjermanë, nuk kanë asnjë mënyrë për kapjen e autorëve në Siri, ata gjithashtu nuk kanë asnjë mundësi të përfaqësojnë ose mbrojnë qytetarët e tyr atje, siç e tregon rasti i Martin L.

I rritur në rajonin Eifel të Gjermanisë Perëndimore, ai punonte si një teknik për një organizatë humanitare gjermane në Irak, kur u arrestua më 22 qershor 2018, së bashku me një koleg australian në një rajon në kufirin irakeno-sirian.

Ai u fut në një burg të drejtuar nga dega famëkeqe e GID-it, “Dega Palestineze”. Organizata njoftoi për arrestimin Ministrinë e Jashtme në Berlin, por zyrtarët nuk mundën të gjejnë ndonjë informacion të mëtejshëm, pasi në kundërpërgjigje të goditjes brutale të Asadit kundër popullit të vet, Gjermania i tërhoqi gjithë diplomatët e saj nga Damasku në vitin 2012.

Ambasadorja çeke, Eva Filipi, ishte në gjendje të negocionte lirimin e Martin L. I vetmi kusht i njerëzve të Asadit, ishte që Jan Hamaçek, ministri i Jashtëm çek në atë kohë, të shkonte t’i merrte personalisht 2 punënjësit e OJQ-ve në Damask, dhe të takonte paraprakisht ministrin e Jashtëm të Sirisë.

Hamaçek shkoi në Damask më 9 gusht 2018. Pasi hipën në bordin e një avioni, dy punonjësot iu nënshtruan kontrolleve mjekësore. Mjeku, nuk mundi të zbulonte shenja të torturës fizike. Martin L.tha se ata ishin marrë në pyetje, por nuk tregoi saktësisht se si ishin trajtuar.

Ky rast, nxiti një diskutim brenda qeverisë gjermane. Shërbimi i zbulimit të huaj gjerman, BND, e përdori incidentin për të nxitur qeverinë gjermane të rihapë sërish një stacion të inteligjencës në Damask.

Madje BND, ka folur disa herë me qeverinë siriane për këtë çështje. Damasku është shprehur në parim dakord, por me një kusht:që të rihapet ambasada gjermane. Por qeveria gjermane, nuk është e gatshme ta bëjë këtë, pasi kjo do të ishte e barabartë me njohjen e regjimit të Asadit si qeveria legjitime e vendit.

Përktheu:Alket Goce

Submit a comment