Torturat e CIA-s, disa të vërteta të parehatshme

 CIANga Stefano Magni

Senati amerikan publikoi dje, raportin mbi programin e torturës së praktikuar nga CIA. Nga viti 2002 deri 2009, terroristët e dyshuar, të kapur nga e gjithë bota, iu nënshtruan “marrjes në pyetje”, të cilat janë përcaktuar si torturë. Ky botim, i cili ka ngritur edhe një tjetër valë të zemërimit anti-amerikan në mbarë botën (sikur të ishte e nevojshme …), çoi CIA-n për të rritur masat e sigurisë në shumicën e misioneve diplomatike, të cilat duhet të shqyrtohet më me kujdes.

Para së gjithash, ne dimë për një program të torturës, të dokumentuar dhe të ekspozuar në parlament, vetëm pesë vjet pas përfundimit të tij. Shtetet e Bashkuara, duhet të provojnë të jenë shumë më transparente kundrejt aleatëve të tyre europianë. Sigurisht shumë transparentë, pa asnjë mundësi krahasimi me armiqtë e tyre autoritarë dhe totalitarë. Për disa nga konservatorët amerikanë bëhet fjalë për një qëndrim naiv, i cili do të gjenerojë, siç theksohet në National Review, mosbesim nga aleatët e amerikanëve dhe të aparatit të tyre të inteligjencës. Në të vërtetë ky hetim parlamentar dhe publikimi i tij i pjesshëm (rreth 500 faqe nga 6700 u deklasifikuan) nuk duhet të çudisë askënd. Ajo është pjesë e traditës amerikane liberale, që njësoj si në fillim të shekullit, donte të ndalonte diplomacinë e fshehtë dhe që e ka shumëpritur deri në mes të shekullit të kaluar e deri në Luftën e Dytë Botërore dhe konfrontimit të mëvonshëm me BRSS, para se të pranonte idenë për të krijuar një shërbim inteligjent. Ideja se ky shërbim mund edhe të kryejë një krim, veçanërisht të urryer, si tortura, nuk është pjesë e ADN- së amerikane dhe natyrisht, u kundërshtua me përbuzje.

Publikimi tingëllon si një operacion politik: gjetja e të metave të reja historike për George W. Bush dhe bazuar në këto, të diskreditohen moralisht republikanët. A ishin demokratët në dijeni të programin aktual të CIA-s? Ky ishte i gjithi një operacion i fshehtë dhe i njohur vetëm për administratën e Bushit? Në kundërshtim me atë që mund të duket sot, pas publikimit të këtij raporti të kongresit, programi me pyetje të zgjeruara ishte i autorizuar dhe i ligjshëm. Intervistuar nga New York Times, nënkryetari i atëhershëm Dik Çeni, tha: “Programi ishte i autorizuar. Agjencia (CIA, ed) nuk ka dashur të vazhdojë pa autorizim, dhe çështja u shqyrtua gjithashtu, nga pikëpamja ligjore e Departamentit të Drejtësisë, para fillimit të programit. Demokratët ishin në dijeni, sipas dëshmisë së Jose Rodriguez, një nga menaxherët e programit. Intervistuar nga shtypi amerikan, menjëherë pas publikimit të programit, Rodriguez citon senatoren demokrate, Dianne Feinstein, raportuesen e raportit. Jo për deklaratën e sotme, por për njërën që daton në 2002-shin, pak muaj pas 11 shtatorit: “Për të mbrojtur veten, ne duhet të bëjmë gjëra që kurrë nuk kemi kërkuar t’I bëjmë në rrjedhën e historisë sonë.” Senatori demokrat John Rockefeller IV, atëherë një anëtar i Komisionit për Inteligjencën në Senat, propozoi për mundësinë e dërgimit të Khalid Sheik Muhamedin (mendjen e 11 shtatorit) në një shtet aleat ku tortura është e lejuar, ai u tha intervistuesve të CNN-it: “unë nuk do të përjashtoj asgjë, kur ai është i implikuar, sepse është njeriu që vrau me qindra amerikanë në dekadën e fundit.” Pas traumave të 11 shtatorit, pothuajse të gjithë mendonin kështu, jo vetëm anëtarët e “warmongers” të administratës së Bush-it. “Udhëheqësit e të dy partive, Komisioni i Inteligjencës së Dhomës së Senatit – kujton Rodriguez – kanë qenë subjekt i raporteve të rregullta mbi progresin e programit për të paktën 40 herë në mes të 2002-shit dhe 2009-ës”. Në të gjitha rastet, siç u vu në dukje nga zyrtari i CIA-s, “rekomandimi i tyre ishte që të bëhej gjithçka e mundshme për të parandaluar më shumë sulme ndaj territorit tonë.” Demokratët, nuk mund të lajnë ndërgjegjen e asaj që ndodhi atëherë dhe tani nuk mund të shkarkojnë të gjithë fajin mbi administratën e Bushit.

Një pyetje themelore, megjithatë, mbahet pezull:A ishte ortura ishte me të vërtetë e nevojshme? Raporti thekson se ajo nuk ishte. Me pak fjalë, nuk janë marrë informacione të rëndësishme nga marrja në pyetje të zgjeruara. Ashtu si, Cesare Beçaria kishte thënë tre shekuj më parë, ku nën tortura jepen informacione të rreme ose jo relevante, jepet ajo çfarë torturuesi dëshiron të dëgjojë, për t’i dhënë fund torturave. Por, a ishte me të vërtetë e kotë? Një aspekt i veçantë i këtij programi është se ai nuk përmban intervista. Bazohet vetëm në dokumentet e shkruara, por oficerë dhe ish-drejtorë të CIA-s janë lënë mënjanë. Ish-drejtori George Tenet, tani e përcakton këtë raport  “të njëanshëm, të pasaktë dhe shkatërrues”, i rrezikshëm për ata që ende punojnë në CIA dhe, mbi të gjitha, “larg nga e vërteta, sepse historia absolutisht hedh poshtë përfundimin e raportit, sipas të cilit CIA do të mashtrojë auoritetet e saj mbi efektivitetin e programit”. Programi, në fakt, çoi vërtet në kapjen e Khalid Sheik Muhammed (i gjetur në bazë të rrëfimeve të nxjerra nën tortura) dhe sukseseve të tjera në gjurmimin e terroristëve, duke përfshirë edhe një pjesë të konsiderueshme në mbledhjen e të dhënave dhe në gjurmët  e Bin Laden. Dilema për zgjedhjen mes sigurisë dhe të drejtave të njeriut nuk është zgjidhur. Ka qenë një kohë kur, pas 11 shtatorit, ka përforcuar zgjedhjen e parë. Sot është e lehtë për të hedhur akuza dhe i kanë përgjigjet e gatshme, por që të bësh përsëri këtë zgjedhje është mëse e thjeshtë, veçanërisht në qoftë se jeni nën presionin e sulmeve të mega-terrorizmit në zemër të vendit.

Përktheu: Jonilda Haxhiaj

Submit a comment