Tiranë dhunohen 2 elektricistë, reagon OSHEE

eDy elektriçistë që po punonin për prerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike, janë dhunuar sot në Laprakë. Mësohet se elektricistët u dhunuan nga një abonent dhe përfunduan në spital.

Bëhet fjalë për elektricistët e OSHEE, Misir Kumria dhe Sh. Bafti, të cilët mësohet se kanë marrë plagë të rënda. Ndërkohë që policia ka ndaluar autorin e ngjarjes.

Për ngjarjen ka reaguar sot edhe OSSHE. duke shprehur shqetësimin dhe indinjatën për ngjarjen. OSSHE e quan këtë një akt kriminal kundër dy punonjësve.
“Gjatë ushtrimit të detyrës funksionale elektricistët Misir Kumria dhe Shkëlqim Baftaj janë goditur me mjete të forta tek pallatet Albakonstruksion. Të dy këta punonjës janë në gjendje të rëndë te Qendra e Traumës, në Spitalin Ushtarak. Dy elektricistët ishin duke kryer prerjen e energjisë elektrike për abonentë debitorë, sipas listës së miratuar nga Drejtoria Rajonale e kryeqytetit në OSHEE. Dhuna ndaj dy punonjësve të OSHEE u denoncua menjëherë në organet e rendit dhe aktualisht policia ka ndaluar një person”, thuhet në deklaratë.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE garanton mbarë opinionin publik se nuk do të tërhiqet as përballë dhunës verbale dhe asaj fizike në kryerjen e funksioneve të saj. OSHEE ka të gjithë vullnetin dhe impenjimin maksimal për të zbatuar detyrimet e saj ligjore, për të faturuar dhe arkëtuar energjinë elektrike te konsumuar.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, i bën më tej thirrje opozitës që të lërë mënjanë deklaratat spekullative dhe mashtrimet publike dhe të tregohet bashkëpunuese në mbështetje të shtetit ligjor dhe të mos frymëzojë aktet e dhunës dhe refuzimit për të paguar energjinë elektrike.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment