Tiranë, Banka Botërore diskuton reformën në arsimin shqiptar
Banka Botërore do të diskutojë sot në Tiranë, reformën e arsimit në Shqipëri. Në një konferencë të nivelit të lartë për politikat në reformën e arsimit, pritet të marrë pjesë Kryeministri Edi Rama, Drejtorja Rajonale e Bankës Botërore Ellen Goldstein, Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla si dhe drejtues të lartë të institucioneve arsimore e specialiste të sektorit.
Fjalën e mirëseardhjes do ta mbajë Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. Më pas, do të përshëndesin, Drejtorja e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Ellen Goldstein dhe Kryeministri Edi Rama. Temat e diskutimit janë: “Arsimi dhe aftësitë për rritje dhe konkurueshmëri”; “Reforma në arsimin e lartë dhe punësimi” dhe “Zhvillimi në fëmijërinë e hershme.”