Tirana bie në Laç, fitojnë Vllaznia dhe Flamurtari

superioreJava e pestë e Superiores është afruar në kohë nga sa ishte parashikuar në fillim nga FSHF-ja. Kjo ka ndodhur për shkak të vizitës së Papës në Tiranë, event i madh që angazhon të gjitha forcat e rendit.

Pas fitores së djeshme të Partizanit dhe Skënderbeut, sot i ka ardhur rradha fitoreve të Flamurtarit në Peqin përballë Elbasanit falë dy golave në minutat e fundit të takimit; fitorja e Vllaznisë në “Loro Boriçin” pa tifozë përballë Apolonisë, ndërsa surpriza vjen nga Laçi, aty ku ekipi kurbinas ka mposhtur 2-0 Tiranën.

Ja rezultatet e tre ndeshjeve të sotme:

ELBASANI – FLAMURTARI 0-2
Golat: Muzaka 87 (pen), Gelashvili 90+1

VLLAZNIA – APOLONIA 2-0
Golat: Shtubina 30 (pen), 35

LAÇI – TIRANA 2-0
Golat: Cetkovic 30, Nimani 75 http://sport.albeu.com/superliga/tirana-bie-ne-lac-fitojne-vllaznia-dhe-flamurtari/170779/

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment