TIKA i akordon MZHUT 30 mijë euro asistencë teknike

tikAgjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) mundësoi sot dhënien e një granti prej 30.000 eurosh asistencë teknike, që synon përmirësimin e infrastrukturës logjistike dhe teknike për Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit.

Protokolli i këtij bashkëpunimi u nënshrua sot nga ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni dhe Drejtori Ekzekutiv për Shqipërinë i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) Prof. Dr. Birol Cetin.

“Ky kontribut nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim jep asistencë për stafin e MZHUT, një Ministri relativisht e re,  si dhe për Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit, institucion në varësie të kësaj Ministrie, i cili përmes pasjisjeve që merr falë kësaj ndihme do të vazhdojë procesin e dixhitalizimit të të gjitha projekteve teknike ekzistuese”, -theksoi Ministrja Gjermeni.

Edhe Drejtori Ekzekutiv i TIKA-s për Shqipërinë, Cetin, shprehu gatishmërinë për bashkëpunime të mëtejshme. Në  aktivitet  ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Hidayet Bayraktar.

“Ky protokoll bashkëpunimi që u nënshkrua sot do të forcojë akoma më shumë infrastrukturën teknike të MZHUT, në të njëjtën kohë do të zhvillojë sistemet hapsinore për përcaktimin e vendeve turistike, do ta pajisë këtë Ministri me pajisje bashkëkohore, një objektiv tjetër i Protokollit të Bashkëpunimit është edhe dixhitalizimi i dokumenteve arkivore pranë kësaj Ministrie”,u shpresh z. Bayraktar.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment