Themelohet Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë

polDrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, duke u bazuar në nevojën për ndryshimin e strukturës organizative të Policisë së Kosovës, ka nxjerrë vendim për themelimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë.
Ky vendim u morr për të ngritur efikasitetin në veprimet policore në terren, për të parandaluar dhe reduktuar krimin, për të ofruar shërbime sa më të mira për qytetarët, si dhe për nevojën për koordinim me organet e drejtësisë.
Juridiksioni territorial do të caktohet duke marrë parasysh madhësinë territoriale të rajonit, kufijtë rajonalë të gjyqësisë, numrin e banorëve, nivelin e krimit, pozitën gjeografike, ndërtesat e rëndësishme, rrugët, urat, lumenjtë, liqenet dhe infrastrukturën tjetër. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë do të funksionalizohet pas aprovimit nga Drejtori i Përgjithshëm.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment