“Telefonat selfie”, Nokia prezanton modelin për Lumia 730

JAFenomeni “selfie” po tërheq vëmendjen e të gjithë botës. Ky fenomen po përfshihet edhe në teknologji. Kohët e fundit kemi parë disa “telefona selfie” që janë realizuar nga Sony Xperia C3.

Ndërkohë kohët e fundit është bërë e ditur se edhe kompania Nokia nuk do të bëjë përjashtim, pasi ka krijuar një telefon posaçërisht për të pasionuarit pas selfie-ve. Bëhet fjalë për telefonin inteligjent Nokia Lumia 730, i cili është shfaqur dje në panairin IFA 2014.

Ky telefon ka kamera ballore 5 megapikselë me lente me gjerësi 24 mm. Lumia 730 ka procesorin Snapdragon 400 me katër bërthama me shpejtësi 1.2GHz, 1GB RAM. Ekrani është 4.7 inç ClearBlack me rezolucion 720 pikselë. Kamera në anën e pasme është 6.7 megapikselë me hapje f/1.9.

Nokia prezantoi “telefonin selfie” Lumia 730, bashkë me telefonin Lumia 730. Po ashtu Nokia prezantoi edhe telefonin Lumia 735. Diferenca kryesore ndërmjet telefonave Lumia 730 dhe Lumia 735, është se i pari do të ketë dy vende për karta SIM, ndërsa telefoni i dytë do të ketë lidhjen LTE.

Telefoni Lumia 930 do të dalë në treg këtë muaj për 199 euro, ndërsa telefoni Lumia 735 do të kushtojë 219 euro. Të gjitha telefonat e rinj inteligjentë Lumia, duke filluar nga Lumia 730, do të ofrojnë tre muaj abonim falas për telefonatat në Skype.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment