Tekstet me probleme, dëmtojnë psikologjinë e fëmijës

luaniTekstet me përmbajtje absurde, të cilat u ofro hen fëmijëve në sistemin tonë arsimor dhe jo vetëm, janë një rrezik për shëndetin e tyre mendor. Psikologu Edmond Dragoti, i pyetur për skandalin e teksteve të cilat në shumë raste kanë përmbajtje absurde, ku fëmijëve u jepen shembuj me dhunë, vrasje apo vetëvrasje, ka deklaruar se këto tekste do të lënë gjurmë te fëmijët, të cilat nuk do të shlyhen gjatë gjithë jetës.

Sipas psikologut, më të rrezikuar janë fëmijët e kopshteve dhe të shkollave fillore, sepse u mungon përvoja për të refuzuar informacione apo shembuj negativë. Në lidhje me cilësinë e teksteve shkollore, Ministria e Arsimit e pyetur nëse këto tekste që janë në qarkullim i kanë kaluar filtrat e komisionit të vlerësimit të teksteve shkollore ka deklaruar se: “Ministria e Arsimit ka duke ndërtuar disa komisione (filtrat e cilësisë) në funksion të vlerësimit të teksteve, sepse cilësinë e tekstit nuk e zgjedh dot një komision”.

Dy ditë më parë në lidhje me këto tekste skandaloze ka reaguar edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila tha se do të rishikohen tekstet shkollore dhe nëse do të konstatohen me shkelje, do të hiqen nga qarkullimi, siç u veprua me 120 tekste që këtë vit u hoqën nga tregu i teksteve shkollore, pasi ishin me gabime.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment