Teknologjia 5G, revolucion i vërtet, harmonizim dramatik i spektrit të radio-valëve

5GGara globale për të ndërtuar teknologjinë 5G është në kulmin e saj, ndonëse rrjeti 4G po shtrihet në një pjesë të madhe të tregut. Ashtu si rrjeti 3G braktisi dalëngadalë tregun, duke i lënë vendin rrjetit 4G, tashmë edhe këtij të fundit i duhet të tërhiqet.  

Kjo për faktin se vëmendja globale është përqendruar te rrjeti 5G, duke menduar se ky i fundit do t’u ofrojë internet më të shpejt, mundësinë për të hapur disa faqe njëkohësisht në aparatin e tyre celular e disa avantazhe të tjera. Por mbi të gjitha, teknologjia 5G është konsideruar si një revolucion i vërtetë.   Rahm Tafazolli, udhëheqës i grupit të punës të financuar nga qeveria britanike në Qendrën e Inovacionit në Universitetin e Surrey, i ngarkuar me detyrën për të ndërtuar teknologjinë 5G, thotë se 5G do të jetë ‘një harmonizim dramatik i spektrit të radio-valëve’.  

Sipas tij, kjo përkthehet në ‘qytete inteligjente’ të ndërlidhura fort me njëri-tjetrin, pavarësisht distancës, operacione kirurgjike të ndërmarra të kryera në distancë, makina që lëvizin pa qenë nevoja për të pasur drejtues tek to, por që kontrollohen nga larg nëpërmjet aparatit telefonik e të tjera avantazhe.  

Të gjitha këto tregojnë se 5G do të revolucionarizojë mënyrën tonë të jetesës duke u kursyer kohë prindërve për të marrë fëmijët nga kopshti apo shkolla, por ndoshta edhe duke i shtuar të tjera ‘doza’ sedentarizmi shoqërisë moderne. Megjithatë, për momentin është ende shpejt, pasi kjo teknologji akoma nuk është gati, megjithëse rruga ku po punohet është ajo e duhura, siç thotë Tafazolli.

Submit a comment