Të shtunën Kuvendi i PD-së. Ja ndryshimet në Statutin e PDSH

selai pdKuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet më datat 27 dhe 28 shtator në Tiranë. Kuvendi Kombëtar i PD mblidhet pas procesit intensiv të zgjedhjeve të reja në parti në nivel seksionesh, grupseksionesh dhe degësh në të gjitha rrethet e vendit. 

1) Në paragrafin e fundit të nenit 8, shtohet togfjalëshi “dhe/ose udhëzimet e Kryesisë së PDSH-së”. 
2) Pas nenit 13, shtohet nenin 13/1 me përmbajtje si më poshtë vijon: 
“Neni 13/1 
Regjistri i anëtarësisë
1. Për evidentimin e anëtarëve të Partisë Demokratike krijohet Regjistri Bazë i Anëtarësisë në formatin elektronik, i cili përmban të dhënat e përditësuara për të gjithë anëtarët e regjistruar në Partinë Demokratike. 

2. Rregullat e hollësishme për formatin e regjistrit, administrimin dhe aksesimin e tij, përcaktohen me vendim të kryetarit të partisë”. 
3) Në nenin 18 bëhen këto ndryshime: 
1. Pika 3 ndryshohet si më poshtë vijon: 
“3. Seksioni drejtohet dhe përfaqësohet nga Kryesia e tij, e përbërë si rregull nga 3 deri në 7 anëtarë, në varësi të numrit të anëtarëve të seksionit, sipas rregullave të përcaktuara me udhëzim të Kryesisë së partisë. 
2. Pika 4 ndryshohet si më poshtë vijon: 
“4. Kryesia zgjidhet çdo katër vjet, me votim të fshehtë, nga mbledhja e të gjithë anëtarëve të seksionit, sipas parimit ‘Një anëtar një votë’. Numri i kandidaturave që i nënshtrohen votimit duhet të jetë të paktën dy herë më i madh se numri i vendeve në Kryesi”. 
4. Pika 5 ndryshohet si më poshtë vijon: 
“5. Kryetari, nënkryetari dhe sekretari zgjidhen çdo katër vjet, me votim të fshehtë, nga mbledhja e të gjithë anëtarëve të seksionit, sipas parimit ‘Një anëtar një votë’. Numri i kandidaturave që i nënshtrohen votimit duhet të jetë të paktën dy për çdo pozicion. Kryetari nuk mund të zgjidhet më shumë se dy herë radhazi”. 
4) Në nenin 19, fjalia e tretë e pikës 4 shfuqizohet. 
5) Në nenin 21 bëhen këto ndryshime: 
a) Pika 1 ndryshohet si më poshtë vijon: 
“1. Kuvendi i degës është organi më i lartë i saj. Kuvendi i degës përbëhet nga: 
a) Kryesia e degës; 
b) Kryetarët e të gjithë seksioneve të degës, si dhe sekretarët e atyre seksioneve që kanë mbi 50 anëtarë të regjistruar deri ditën e zhvillimit të Kuvendit të Degës; 
c) Kryetarët dhe sekretarët e grupseksioneve të degës; 
d) Anëtarët e Komisioneve të Apelimit të Degës; 
e) Drejtuesit e departamenteve dhe sekretarët e degës; 
f) Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, që përfaqësojnë degën ose janë me banim në degën përkatëse; 
g) Deputetët e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë, që përfaqësojnë degën ose janë me banim në degën përkatëse; 
h) Kryetarët e njësive vendore të degës (qark, komunë apo bashki dhe minibashki) dhe kryetarët e këshillave bashkiakë apo komunalë, të Partisë Demokratike; 
i) Përfaqësues të zgjedhur prej organizatave partnere, LDG dhe FRPD. Numri i përfaqësuesve për secilën organizatë partnere është deri në 5% e numrit përgjithshëm të gjithë anëtarëve të përcaktuara në shkronjat e mësipërme të kësaj pike. 
b) Fjalia e parë e pikës 4 ndryshohet si më poshtë vijon: 
“Kuvendi i degës së PDSH zgjedh kryetarin dhe Kryesinë e degës, Komisionin e Apelimit të Degës, vendos për çështje të rëndësishme të saj, si dhe përmbush çdo detyrë tjetër të caktuar me vendim të Kryesisë së PDSH”. 
6) Në nenin 22 bëhen këto ndryshime: 
1. Në paragrafin e dytë të shkronjës “a”, të pikës 1, togfjalëshit “trezorieri i degës”, zëvendësohet me togfjalëshin “Kryetarin e Bordit Financiar, kryetarët e grupseksioneve të papërfaqësuara në Kryesinë e degës, si dhe kryetarin e LDG dhe FRPD”. 
2. Në fund të pikës 1 shtohet pika 1/1 me këtë përmbajtje: 
“1/1. Në mbledhjet e Kryesisë së degës thirren për të dhënë mendim rreth çështjeve në diskutim edhe drejtuesit e departamenteve të degës”. 
7) Në paragrafin 3, të nenit 24, togfjalëshi “jetë militante e strukturave” zëvendësohet me togfjalëshin “funksionimi organizativ i strukturave”. 
8) Fjalia e fundit e pikës 2, të nenit 30, shfuqizohet. 
9) Në fund të nenit 33 shtohen paragrafët si më poshtë: 

“Departamentet;
Sekretarët funksionalë; 

Komiteti i Orientimit të Politikave”. 
10) Pika 2 e nenit 34 ndryshohet si më poshtë vijon: 
“2. Kuvendi Kombëtar përbëhet nga: 
a) Kryetarët e seksioneve të Partisë Demokratike dhe sekretarët e atyre seksioneve që kanë mbi 50 anëtarë të regjistruar deri ditën e zhvillimit të Kuvendit të Degës së PD-së; 
b) Kryetarët dhe sekretarët e grupseksioneve të Partisë Demokratike; 
c) Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike; 
d) Deputetët e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë; 
e) Sekretarët funksionalë të Partisë Demokratike, koordinatorët tematikë, koordinatorët e procesit zgjedhor në degët e Partisë Demokratike dhe funksionarët e Selisë Qendrore të Partisë Demokratike; 
f) Kryetarët e njësive vendore (qark, komunë apo bashki dhe minibashki) dhe kryetarët e këshillave bashkiakë apo komunalë, të Partisë Demokratike; 
g) Anëtarët e Kryesive të Degëve të Partisë Demokratike në rrethe dhe anëtarët e Komisioneve të Apelimit në degët e Partisë Demokratike. 
h) Një numër i kufizuar përfaqësuesish të organizatave partnere LDG dhe FRPD, në numër të barabartë sa 5 për qind e numrit të anëtarëve sipas shkronjës “a” të kësaj pike. 
11) Pika 4 e nenit 35 shfuqizohet 
12) Pika 2 e nenit 36, ndryshohet si më poshtë vijon: 
“Këshilli Kombëtar përbëhet nga: 
a) Kryetari dhe nënkryetarët e PDSH; 
b) Sekretari i Përgjithshëm dhe sekretarët funksionalë të partisë; 
c) Ish-presidentët, ish-kryeministrat dhe ish-kryetarët e PDSH, që janë anëtarë të PD në momentin e thirrjes së Këshillit Kombëtar; 
d) Deputetët; 
e) Kryetari i Bordit Financiar të partisë; 
f) Kryetarët e degëve të PD-së; 
g) Kryetarët e organizatave partnere; 
h) Drejtuesit e departamenteve të PDSH; 
i) Kryetarët e bashkive qendër qarku dhe të bashkive/komuna mbi 40 mijë banorë. 
j) Anëtarë të zgjedhur sipas nenit 35 të këtij Statuti. Numri minimal i anëtarëve të zgjedhur në Kuvendin Kombëtar është 100 persona, por në çdo rast nuk duhet të jetë më i vogël se shuma totale e dalë sipas shkronjave të tjera të kësaj pike. Numri i zonjave fituese të mos jetë më pak se 30%. Numri i të rinjve, me moshë jo më shumë se 30 vjeç, të mos jetë më pak se 15%. 
Nëse kuotat e mësipërme nuk plotësohen nga renditja e dalë pas votimit, atëherë renditja e tyre veçohet nga ajo e përgjithshmja”. 
13) Në nenin 37 bëhen këto ndryshime: 
a) Shkronja “b” e pikës 2 shfuqizohet. 
b) Në shkronjën c, të pikës 2, pas nënparagrafit “iv”, shtohet nënparagrafi “v”, me këtë përmbajtje: 
“v. Drejtuesit e departamenteve”. 
14) Në nenin 38 bëhen këto ndryshime: 
a) Pika 2 ndryshohet si më poshtë vijon: 
“2. Kryetari i partisë ndihmohet nga nënkryetarët dhe sekretari i Përgjithshëm. Kryetari i partisë në varësi të problematikave apo çështjeve specifike mund të ngrejë struktura ndihmëse apo të caktojë koordinatorë, të cilët merren me shqyrtimin dhe zgjidhjen e tyre”. 
b) Pika 3 ndryshohet si më poshtë vijon: 
“3. Kryetari i partisë zgjidhet me votim të të gjithë anëtarëve të PDSH, sipas parimit “Një anëtar, një votë”. Modalitetet e procesit përcaktohen nga rregullorja e brendshme e PDSH”. 
15) Neni 39, ndryshohet si më poshtë vijon: 

Kryesia e partisë përbëhet nga: 
a) Kryetari i partisë; 
b) Nënkryetarët e partisë, 
c) Sekretari i Përgjithshëm, drejtuesit e departamenteve dhe sekretarët funksionalë të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar. 
d) Kryesia e Grupit parlamentar, ku përfshihen kryetari, nënkryetari, sekretari dhe zëdhënësi. 
e) Kryetari apo nënkryetari i Kuvendit që i përket Grupit parlamentar të PD 
f) Kryetarët apo nënkryetarët e komisioneve të përhershme parlamentare që i përkasin Grupit parlamentar të PD-së; 
g) Kryetarët e organizatave partnere; 
16) Pas nenit 42, shtohet neni 42/1 me përmbajtje si më poshtë vijon: 
“Neni 42/1 

Sekretarët funksionalë 

1. Sekretari i Përgjithshëm në ushtrimin e kompetencave të tij ndihmohet nga sekretarët funksionalë. 
2. Detyrat dhe përgjegjësitë e detajuara të sekretarëve funksionalë përcaktohen në rregulloren e PDSH”. 
17) Pas nenit 43, shtohet neni 43/1, me përmbajtje si më poshtë vijon: 
“Neni 43/1 

Departamentet 
1. Pranë PDSH ngrihen dhe funksionojnë departamentet. Numri i departamenteve dhe fusha e veprimtarisë që mbulojnë përcaktohen me vendim të Kryesisë së partisë. 
2. Drejtuesit e departamenteve zgjidhen me propozim të kryetarit nga Këshilli Kombëtar. 
3. Departamentet janë përgjegjëse për përgatitjen e platformave, opinioneve, strategjive dhe programeve sektoriale, të cilat shërbejnë për formulimin e programit elektoral, programit të qeverisjes dhe veprimtarinë politike të PDSH. Departamentet sigurojnë koordinimin e veprimtarisë në fushat që mbulojnë ndërmjet partisë dhe grupit të saj parlamentar. 
4. Departamentet përgjigjen për punën e tyre pranë kryetarit të partisë. Çdo vit ato hartojnë një raport për veprimtarinë vjetore, i cili i paraqitet për njohje Kryesisë së partisë. 
5. Rregullat e hollësishme për organizimin dhe funksionimin e departamenteve përcaktohen në Rregulloren e Brendshme të PDSH”. 
18) Pas nenit 45, shtohet neni 45/1 me përmbajtje si më poshtë vijon: 
“Neni 45/1 
Ngritja e qendrave dhe instituteve të përhershme apo të përkohshme 
1. Pranë PD mund të ngrihen qendra apo institute të përhershme apo të përkohshme, si njësi kërkimore, këshilluese dhe trajnuese, të fokusuara në kërkimin dhe edukimin politik. 
2. Rregullat për organizimin dhe funksionimin e tyre, përcaktohen me udhëzim të kryetarit së partisë”. 

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment