Tatimet largojnë nga puna dy punonjës për mosdhënie informacioni ILDKPI-së

ildkpDrejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka larguar nga puna dy punonjës të saj për mosdhënie informacioni Zyrës së Deklarimit të Pasurive, si dhe shkelje të normave të etikës së komunikimit me zyrtarë të ILDKPI-së.

“Në kuadër të bashkëpunimit institucional midis Administratës Tatimore dhe ILDKPI-së, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, mbështetur në njoftimin e marrë nga Inspektori i Përgjthshëm i ILDKPKI-së, Shkëlqim Ganaj, ka urdhëruar ndërprerjen e menjëhershme të marrëdhënieve të punës për punonjësit Arben Xhaferi dhe Artur Taraj, për mosdhënie informacioni, në zbatim te detyrimit të tyre ligjor si dhe për shkelje të normave të etikës së komunikimit me zyrtarë të ILDKPI-së”, tuhet në një njoftim zyrtar të DPT-së.

Të dy punonjësit e Administratës Tatimore, sipas njoftimit, kanë qënë të thirrur nga ILDKPI, për të ofruar sqarime në procesin e kontrollit të plotë dhe hetimit administrativ të zyrtarëve të nivele të ndryshme. “Gjatë procesit punonjësit e Administratës Tatimore kanë shfaqur sjellje që thyejnë normat e etikës së komunikimit me zyrtarë shtetërorë si dhe refuzim të dhënieve të informacionit të kërkuar në zbatim të detyrimit ligjor”, sqaron DPT.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment