Takim informues në EUIC, mbi aksesin në fondet e BE-së

takimQendra e informimit e BE-së (EUIC), në bashkëpunim me zyrën e Asistencës Teknike për Organizatat e Shoqërisë Civile dhe me organizatën “New Vision” organizuan një takim informues mbi aksesin në fondet e BE-së, në kuadrin e dy instrumenteve kryesore të financimit: Instrumentit të Para Aderimit (IPA) dhe instrumentit Evropian për Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut (EIDHR).

Genci Pasku, përfaqësuesi i zyrës së TACSO-s në Shqipëri, bëri një prezantim të hollësishëm të instrumenteve IPA dhe EIDHR si dhe të mundësive për financim që ekzistojnë në kuadër të këtyre programeve.

aktivitet morën pjesë organizata të ndryshme rinore që punojnë me grupet e margjinalizuara, institucione që punojnë me fëmijët me nevoja të veçanta si edhe punonjës socialë e psikologë.

Qendra e Informimit të BE-së është kthyer tashmë në një pikë referimi sa i përket shpërndarjes së informacioneve që lidhen me BE-në dhe procesin e integrimit të Shqipërisë. Aktiviteti i sotëm shërben si një shembull konkret që ilustron mënyrën sesi vepron Qendra, duke mundësuar bashkëpunim institucional ndërmjet partnerëve dhe grupeve të interesit.

Submit a comment