Tahiri: Shqipëria jo më vendorigjinë për kultivimin dhe trafikimin e drogës

tahiriShqipëria nuk është më pjesë e hartës së zezë si vend origjine për kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Deklarata u bë nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri gjatë prezantimit të rezultateve të operacioneve antidrogë.

“Shqipëria konsiderohen vend origjine dhe tranziti për lëndët narkotike. U desh që deri në dhejtor të ndërprisnim rrugët e trafikimit të drogës që ishte mbjell e korrur para se qeveria të mandatohej në parlament dhe të rindërtonim besimin e humbur. Na u desh të pastronim radhët e policisë nga personat e lidhur me kultivuesit dhe trafikuesit dhe të ndalonim që historia të përsëritej. Filluam një fushatë sensibilizimi takimi me qytetarët. Ka pasur raste kur veprimet e policisë keqkuptoheshin si rasti i lojës së futbollit në Lazarat.

Sot është më e lehtë të kuptohet se ishte e gjitha pjesë e një skenari të mirëmenduar dhe mirëplanifikuar. I kërkova ministrit të Brendshëm të Italisë për të identifikuar nga ajri çdo parcelë me drogë. Parcelën e parë e identifikuam në mars në Berat. Organizuam operacionin më të madh antidrogë në Evropë atë në Lazarat. Pas tij një tjetër operacion në shkallë të gjerë, ai në Dukagjin.

Nga marsi sot janë asgjësuar 2214 parcela me kanabis. Janë asgjësuar 53177 rrënjë kanabis më shumë se rrënjët e shkatërruara gjatë 6 viteve të fundit. Janë sekuestruar 101,7 ton marijuanë më shumë se gja=të 8 viteve të fundit të marra sëbashku. 1118 persona të proceduar penalisht . 41 grupe kriminale janë shkatërruar.

Shqipëria sot nuk është më vend origjine për kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Angazhim për heqjen e Shqipërisë nga harta e zezë e vendeve origjinë për trafikimin e lëndëve narkotike”- sqaroi ministri Tahiri.

Më tej ai theksoi se vlera e drogës së sekuestruar dhe asgjësuar shkon në 6,4 miliardë euro, para që sipas ministrit Tahiri më herët shkonin për të furnizuar botën e krimit. “Vlera monetare e drogës të asgjësuar 6,4 miliardë euro. Një shifër që lë pafjalë secilin prej nesh. deri dje ku kanë shkuar këto para?
Janë para që kanë furnizuar botën e krimit për të korruptuar drejtësinë politikën për të dërrmuar demokracinë dhe shtetin ligjor dhe për të krijuar një shoqëri të deformuar. Nuk mjaftohemi dhe nuk do ndalojmë me kaq.

Trafiku i drogës vijon të mbetet kërcënim. Jemi shumë të bindur që kemi shumë për të bërë. Do vazhdojmë mos lejojmë asnjë rrënjë kanabis dhe të marrim në hetim pasurit e pa justifikuara dhe sekuestrim të aseteve kriminale.”- u shpreh ministri Tahiri.

Më tej ai kërkoi nga partnerët ndërkombëtarë më tepër ndihma profesionale dhe teknologjike për të luftuar kultivimin e lëndëve narkotike. “Janë rezultate e një policie të varfër pa infrastrukturë dhe pa logjistik. Kam një thirrje për partnerët ndërkombëtare duhet edhe më shumë ndihmë profesionale teknologjike dhe infrastrukturore. më mirë të luftojmë këtu mbjelljen e lëndëve narkotike sesa të luftoni ju”- përfundoi Tahiri.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment