Tahiri në Beograd, në fokus antiterrorizmi dhe krimi i organizuar

tahiriMinistri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, po merr pjesë në Forumin e ministrave të Brendshëm dhe të Drejtëisë të Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Beograd, me mbështetjen e Italisë, kryesuese e rradhës në BE.

Çështjet kryesore, që po diskutohen në Forumin BE-Ballkani Perëndimor, janë lufta kundër terrorizmit, krimit të organizuar, trafikut të qenieve njerëzore, liberalizimi i vizave dhe programi IPA në luftën kundër krimit ndërkombëtar.

Veçanërisht në luftën kundër terrorizmit, diskutohet gjetja e mënyrave për të penguar përfshirjen e shtetasve nga vendet e rajonit në konfliktet e armatosura në vendet e Lindjes.

Në luftën kundër krimit të organizuar, fokusi është përqëndruar tek trafiku i paligjshëm i armëve. Të tjera çështje janë edhe reforma e gjyqësorit, bashkëpunimi në ligjin civil dhe penal, konfiskimi i pasurisë së përfituar nëpërmjet aktivitetit kriminal dhe të drejtat e njeriut, me theks mbi gratë dhe fëmijët.

Submit a comment