T.I.K.A siguron mobiljet për ngritjen e sistemit Radio-Televiziv të Grupit Mediatik Mendimi

TIKADitën e sotme në ambjentet e reja të Albania Studio pati një takim midis kryesisë së myftinisë së Elbasanit dhe koordinatorit të T.I.K.A (Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim) Prof.Dr. Birol Çetin, në kuadër të Sigurimit Të Mobiljeve për Ngritjen e Sistemit Radio-Televiziv dhe Studios së Produksionit për Grupin Mediatik Mendimi Myftinia Elbasan, realizuar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA e Kryeministrisë së Republikës së Turqisë. Zoti Çetin mbeti shumë i impresionuar dhe shumë i kënaqur nga zhvillimet e punimeve dhe ngritjen e studiove të teknologjisë së lartë dhe të gjitha HD. Ai deklaroi se ky është një hap shumë i rëndësishëm, fryt i bashkëpunimit të Myftinisë së Elbasanit me T.I.K.A (Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim). Duke parë seriozitetin e treguar për mbështetjen e kësaj medie deri më sot, theksoi se kjo është një nismë e vogël si fillim por që do të bëhet diçka shumë e madhe në vazhdim. Gjithashtu ai premtoi se bashkëpunimi i ngushtë në mbështetje të Shqipërisë do të vazhdojë në vijim dhe më gjërë.

Submit a comment