Syriza i fut frikën drejtuesve europianë.

greqiDrejtuesit grek dhe drejtuesit e Bashkimit Europian janë të shqetësuar për rezultatin e mundshëm të zgjedhjeve parlamentare, që do të zhvillohen në Greqi më datë 17 dhjetor. Rrezikohet që të mos arrihet një mazhorancë e nevojshme për të zgjedhur kandidatin e mundshëm, në mënyrë që t’i jepet fund koalicionit të qeverisjes. Një rezultat i votuar nga mazhoranca e votuesve do ta shpëtojë vendin nga një plan shpëtimi në rast eemergjence. Gazeta “Ekathimerini” ka botuar një artikull, në të cilin flitet që kryeministri Samaras është shprehur që mazhoranca nuk mund të mbështetet tek 180 deputetët e mundshëm për koalicionin. Kryeministri Antonis Samaras ka paralajmëruar se opozita dhe deputetët e pavarur mund të favorizojnë me votën e tyre partinë e majtë                                                                                                                                                                                           Syriza, e cila sipas tij i fut frikën investitorve të huaj dhe kërcënon pozitat e Greqisë në gjirin e zonës euro.

Gazeta briranike “The Economist”  nënvizon faktin se Syriza dëshiron të largojë borxhet e Greqisë dhe politikat e jashtme, politikë kjo nga e cila mund të fitojë shumë votuesë, fitim ky që përkthehet me mandate në parlament, por nuk është akoma e qartë se si do t’i financojë politikat e saj ekonomike. Kjo sjellje ekonomike mund ta largojë Greqinë nga eurozona.

Në Bruksel gazeta “Euobserver” thekson se presidenti i Komiosionit Europian Jean-Claude Juncker, ka shprehur mendimin e tij, i cili preferon më shumë “disa figura të njohura politike” në vend të “forcave ekstreme të politikës” dhe sipas tij vendi më mirë të qeveriset nga disa njerëz të cilët i kthejnë sytë nga situata e vendit sesa të tjerë që mendojnë për bllokimine politikave të jashtme”.

 

 

Submit a comment