Superliga/ Sot tre ndeshjet e fundit të javës 5-të, Tirana kryesuese luan në Laç
Superliga shqiptare e futbollit mbyll sot javën e 5-te me tre sfidat e fundit, ku interes të vecante ka përballja e Laçit me Tiranën.
Ndeshjet do të luhen të gjitha në orën 14:00 dhe kalendari eshte: Elbasani-Flamurtari (ndeshja do të luhet në Peqin), Vllaznia-Apolonia në “Loro Boriçi” dhe Laçi-Tirana në fushën e kurbinasve.
Te premten u luajten dy takimet e para të kesaj jave, ku Skënderbeu mundi me rezultatin 2-0 Kukësin në Korçë, ndërsa Partizani fitoi në Tiranë po me rezultatin 2-0 me Teutën e Durrësit.