Super-fableti, Samsung Galaxy Note Edge do të kushtojë shumë!

Super-fabletiSamsung Galaxy Note Edge ishte paralajmëruar në panairin e IFA’së në Berlin së bashku me Samsung Galaxy Note 4, edhe pse Samsung ende nuk ka dhënë asnjë çmim të mundshëm të fabletit të saj të ri.

Pajisja e re e Samsung do të jetë në dispozicion në Kinë përmes operatorit China Mobile, dhe sipas një punëtori të një kompanie thuhet se fableti do të kushtojë rreth 1,139 dollarë.

Samsung Galaxy Note Edge sjell ekranin e lakuar me diagonalen prej 5.6 inç në QHD me rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve, dhe procesorin quad core në 2.7GHz.

Fableti unik i Samsung vjen edhe me 3GB RAM dhe opsione të ndryshme për memorien e brendshme, duke përfshirë 32GB apo 64GB memorie, si dhe dy kamera.

Kamera e përparme vjen me 3.7MP, ndërsa ajo e pasme sjell 16 MP, ndërsa karakteristikat tjera të fabletit përfshijnë edhe Android 4.4 KitKat, WiFi dhe Bluetooth.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment