Sulmi në Strasburg të Francës, 4 të vrarë, sulmuesi në liri

 Të paktën 4 persona të vrarë dhe 13 të plagosur është bilanci i sulmit të armatosur që ndodhi mbrëmë në afërsi të tregut të Krishtlindjeve në Strasburg të Francës, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmi ndodhi në afërsi të një tregu të njohur Vendi Kleber.

– Arrestohen 5 persona për sulmin në Strasburg, sulmuesi në liri

Policia franceze gjatë ndjekjes së sulmuesit në tregun e Krishtlindjes në Strasburg ka arrestuar pesë persona, por sulmuesi edhe më tej është në liri, bëri të ditur sot Laurent Nunez, sekretar i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Nunez për radio France-Inter deklaroi se sulmuesi ka mundur të arratiset në Gjermani.

Nunez mohoi raportimet e mediave për intervenim policor në katedralen e njohur të qytetit, por theksoi se kërkimi edhe më tej është në rrjedhë. Ai shtoi se i dyshuari për sulmin është i njohur për organet dhe se në të kaluarën ka qenë në burg, por se motivi mbetet i paqartë. Ai tha se është i hapur hetimi për terrorizëm.

Ndërsa nënkryetari i Bashkisë së Strasburgut, Alain Fontanel ka falënderuar të gjithë qytetarët të cilët mbetën nëpër shtëpitë e tyre pas të shtënave dhe pritën që policia të vendos rend në qendër të qytetit.

Në sulmin e mbrëmshëm janë vrarë 4 persona, ndërsa 13 të tjerë janë plagosur, prej të cilëve tetë më rëndë.

Submit a comment