SUEDI – Hapen sot qendrat e votimit për zgjedhjet legjislative

Agjencia Qendrat e votimit u hapën sot në orën 8:00 me orë lokale (6:00 GMT) në Suedi për zhvillimin e zgjehdjeve legjislative që pritet të sjellin fitoren e socialdemokratëve dhe një rritje të ekstremit të djathtë.

Qendrat e fundit do të mbyllen në orën 20:00 me orë lokale (18:00 GMT).

Kryeministri, Fredrik Reinfeldt, i partisë së të Moderuarave (qendër e djathtë), shihet si humbëse nga sondazhet përball rivalëve socialdemokratë të Stefan Lofven, i cili nuk ka pasur asnjëherë fuksione ministrore apo më të larta.

Kryeministri Reinfeldt paraqet një bilanc të mirë ekonomik pas tetë vitesh pushtet, por reformat e tij me frymëzim liberal dhe thellimi i pabarazive me sa duket i ka lodhur votuesit, mbi të gjitha më të rinjtë.

Submit a comment