Stuhitë paralizojnë Çikagon

ci

Çikago në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është goditur nga stuhi të fuqishmë gjatë natës, duke bllokuar disa qytete.

Si pasojë e erërave të forta shumë pemë janë thyer , linjat e energjisë elektrike janë dëmtuar dhe rrugët janë bllokuar.

Moti i keq nisi që të premten e 5 shtatorit në orët e pasdites. Shumë ndërteta janë dëmtuar dhe më shumë se 100 mijë banorë kanë mbetur pa energji elektrike. Nuk ka të plagosur apo viktima, por shumë shtëpi kanë mbetur pa çati dhe shumë banorë janë evakuuar për shkak të përmbytjeve.

Shirat e rëndë dhe erërat deri në 70 milje në orë kanë dëmtuar rëndë qytetin e Ilinois, ku siç duket nga pamjet janë dëmtuar restorante dhe gjithashtu biznese të ndryshme.

 

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment