Studiohet tregu i punës

tregShkodra e njohur si një nga qarqet me numrin më të lartë të të papunëve, vit pas viti po përballet me vështirësi sa i përket sigurimit të ardhurave për shumë familje.

E gjendur në këtë situatë dhe bazuar nga kërkesat e shumta për ndihmë, Shërbimi Social Shtetëror në bashkëpunim me Soros ka nisur trajnimin e 20 grave të shtresës së margjinalizuar.

Një pjesë e tyre kryefamiljare dhe me shumë fëmijë, prej vitesh nuk kanë mundur të bëhen pjesë e tregut të punës, duke i trajnuar për sanitare.

Vetë përfitueset e këtij projekti e shohin si një mundësi të mirë që në të ardhmen e afërt, ato të jenë pjesë e tregut të punës, nga i cili do të sigurojnë të ardhurat për të mbajtur familjen.

Edhe pse nuk ka statistika te sakta, Shkodra numëron shumë familje që çdo ditë kërkojnë punë në Zyrat e Punës, apo përkrahje sociale. Pjesa më e madhe e tyre i përkasin moshës 30 – 55 vjeç, dhe raporti burrë-grua, është në proporcion të drejtë.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment