Studim: Të rinjtë po largohen nga Facebook-u

faPopullariteti i Facebook në mesin e të rinjve po vazhdon të bierë ndjeshëm. Këtë e bën të ditur një raport i ri nga Frank N. Magid Associates (nëpërmjet Bloomberg). Sipas studimit, përdorimi i Facebook-ut në mesin e të rinjve të moshës 13 deri në 17 vjeç në SHBA kishte rënë nga 95% në vitin 2012, në 94% në 2013 dhe 88% në 2014. Edhe pse numri i adoleshentëve që përdorin Facebook-un vazhdon të jetë i lartë, rënia me 6% duket domethënëse, sidomos duke marrë parasysh faktin që rivalët e Facebook-ut po përjetojnë rritje të përdoruesve.

Twitter, për shembull, ka pësuar një rritje të përdoruesve nga viti në vit, ku në 2013 kishte 46% të përdoruesve të të njëjtës grup moshe, ndërsa në vitin 2014 numri i përdoruesve arriti në 48%.

Arsyeja kryesore se përse të rinjtë nuk e përdorin më Facebook-un lidhet me sigurinë e rrjetit social. Vetëm 9% e tyre e përshkruajnë Facebook-un si të “sigurt” ose “të besueshëm”. Gjithashtu nuk është edhe aq “tërheqës”- vetëm 18% e të rinjve e konsiderojnë Facebook-un si “gazmor”.

Facebook bleu shërbimin për shpërndarjen e fotove, Instagram-in, për 1 miliard dollarë në vitin 2012, dhe aplikacionin për mesazhe, WhatsApp-in, për 19 miliardë dollarë. Në fillim të dhjetorit, Instagram kaloi shifrën e 300 milionë përdoruesve aktivë mujor, shumica prej të cilëve janë të rinj. WhatsApp është gjithashtu shumë popullor tek të rinjtë, dhe në gusht kishte mbi 600 milionë përdorues aktivë mujor. Janë pikërisht këto aplikacione që po i marrin përdoruesit Facebook-ut.

Submit a comment