Studentët e mjekësisë në protestë kundër udhëzuesit të Universitetit

mjekesiSpecializantët e mjekësisë kanë protestuar përpara Universitetit të tyre për të kundërshtuar disa pika të vendimit të këtij Universiteti. Universiteti i Mjekësisë ka dy rregullore që kundërshtojnë njëra tjetrën.

E para e nxjerrë në qershor të këtij viti, që kusht për specializantët është mbrojtja e anglishtes minimumi A1 dhe një rregullore tjetër e nxjerrë më datën 4 dhjetor ku kërkohet që niveli i gjuhës së huaj të jetë mbi B2.

Studentët thonë se regjistrimi nisi në datën 5 dhe janë deri më datën 12 dhjetor dhe nuk kanë më kohë për të mbrojtur këtë nivel anglishtje.

Studentët janë takuar më pas me drejtues të kabinetit të Ministrisë së Arsimit.

Të kontaktuar, burimet zyrtare të Ministrisë thanë se studentët e dinë fare mirë që nga 2010 mbrojtja dhe testi është ndërkombëtar dhe niveli B2 është propozuar nga Universiteti dhe miratuar nga Ministria.

Submit a comment