Specialistët italianë pro ndërtimit të pistës së atletikës në “Arena Elbasani”

elbasan arenaStadiumi “Arena Elbasani” ka hyrë në fazën përfundimtare të punimeve, ndërsa paralelisht me të po shihet mundësia  për ndërtimin e pistën së atletikës. Më nga afër stadiumin e kanë vizituar edhe specialistë të kompanisë italiane “Mondo”, që është e specializuar në ndërtimin e pistave të atletikës.
Përfaqësuesi i kompanisë “Mondo”, Roberto Frank, u shpreh se “po shihet mundësia e bashkëpunimit me FSHF-ne me qëllim që edhe pista dhe fusha e futbollit të ndërtohen sipas parametrave bashkekohore”. Nderkohe, kreu i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergji Ruli, tha se “janë të gjitha kushtet për ndërtimin e pistës, ndërsa punimet nuk do të nisin deri para datës 11 tetor, kur do të zhvillohet ndeshja e parë e futbollit në stadiumin e ri nga ekipi ynë përfaqësues”.
Punimet për përfundimin e stadiumit po ecin me ritme të mira, për të përfunduar brenda afateve, pasi me datën 11 tetor do të luhet edhe ndeshja e parë Shqipëri – Danimarkë per eleminatoret e Euro 2016.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment